Spanja kryqëzon gishtat për dy yjet e sulmit, trajneri De la Fuente zbulon të rejat e fundit për dëmtimet e Yamal dhe Williams

Spanja kryqëzon gishtat për dy yjet e sulmit, trajneri De la Fuente zbulon të rejat e fundit për dëmtimet e Yamal dhe Williams

Trajneri i kombëtares spanjolle, Luis de la Fuente, ka dhënë lajme pozitive për gjendjen e Lamine Yamal dhe Nico Williams, duke konfirmuar se të dy lojtarët pritet të jenë të disponueshëm për ndeshjen e parë të Spanjës në Kupën e Botës 2026 kundër Cape Verde. Në konferencën për shtyp të mbajtur në Puebla, De la Fuente deklaroi se Yamal, Williams dhe Victor Munoz po respektojnë afatet e rikuperimit dhe gjendja e tyre është shumë e mirë. “Besoj se të tre do të jenë të gatshëm për ndeshjen e ardhshme. Nëse nuk ka komplikacione gjatë ditëve në vijim, llogarisim që më 15 qershor të jenë në dispozicion të skuadrës”, u shpreh tekniku spanjoll. Megjithatë, trajneri pranoi se është ende e vështirë të parashikohet nëse dy yjet...