“Spanja kampione Bote, në finale me…”/ Çfarë parashikon modeli i njohur matematikor për Botërorin 2026
Kush do ta fitojë Kupën e Botës 2026? Sipas modelit më të fundit matematikor të zhvilluar nga Goldman Sachs, favoritja kryesore është Spanja, me 26% probabilitet për të ngritur trofeun më të rëndësishëm të futbollit botëror. Ndryshe nga parashikimet e zakonshme të kompanive të basteve, analiza e Goldman Sachs bazohet në një simulim kompleks statistikor që përfshin rreth 20 mijë ndeshje ndërkombëtare jo-miqësore të zhvilluara që nga viti 1978. Modeli përdor një sistem të ngjashëm me vlerësimin Elo, i njohur nga bota e shahut, duke marrë në konsideratë jo vetëm rezultatet historike, por edhe faktorë si forma aktuale e skuadrës, cilësia e sulmit, prania e golashënuesve kryesorë dhe avantazhi i fushës. Pas Spanjës, renditja e favoritëve vazhdon me Francën me 19%, Argjentina me 14%, Brazili...
Burimi:
top-channel.tv