Sot nis botërori, stadiumi mitik Azteca përuron edicionin me 48 skuadra me Meksikë-Afrikë e Jugut
Kjo e enjte është dita e madhe, dita kur pritjes i vjen fundi dhe Botërori ngre siparin e tij. Do të jetë stadiumi mitik Azteca në Meksiko, ai që do të ketë shansin që të nisë kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit botëror, diçka që impianti mitik meksikan e pret për të tretën herë pas edicioneve të 1970 dhe 1986, botërorët e Pele dhe Maradonës që janë tashmë histori e këtij kompeticioni. Meksikë-Afrikë e Jugut do të hapë turneun që meksikanët e organizojnë së bashku me SHBA dhe Kanadanë si vende organizatore, por ajo që e bën speciale këtë natë është domëthënia që ka kjo sfidë për Kolosin e Santa Ursula që tani ka si emër komercial Estadio Banorte dhe që gjithnjë nga adhuruesit e...
Burimi:
top-channel.tv