Skandal apo paranoje? SHBA “bllokon” Brazilin në aeroport! Vinicius me shokë kontrollohen si të ishin të dyshuar, i heqin edhe kepucët

Skandal apo paranoje? SHBA “bllokon” Brazilin në aeroport! Vinicius me shokë kontrollohen si të ishin të dyshuar, i heqin edhe kepucët

Një ngjarje e pazakontë dhe e papritur ka shoqëruar mbërritjen e Kombëtares së Brazilit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I gjithë delegacioni i pesë herë kampionëve të botës është përballur me një kontroll sigurie jashtëzakonisht të rreptë dhe të imtësishëm nga autoritetet kufitare amerikane, sapo ka shkelur në tokën e SHBA-së. Sipas informacioneve të fundit, masat e sigurisë kanë qenë drakoniane dhe nuk kanë kursyer askënd. Që nga lojtarët më në zë të skuadrës e deri te stafi teknik dhe ai mbështetës, të gjithë i janë nënshtruar skanimeve me detektorë metalikë, kontrolleve të rrepta të bagazheve, kontrolleve të këpucëve si dhe një rishikimi të hollësishëm të të gjitha sendeve personale. Ky trajtim, i cili ka zgjatur jo pak, ka krijuar habi, por edhe një...