Si i kthyen yjet e Realit, prej 186 milionë eurosh, në spektatorë të Botërorit 2026

Si i kthyen yjet e Realit, prej 186 milionë eurosh, në spektatorë të Botërorit 2026

Vera e ëndrrave që u kthye në një makth Kur Reali i Madridit shpenzoi mbi 186 milionë euro gjatë verës së vitit 2025, e gjithë bota e futbollit e ndoqi me habi. Një projekt i ri, një trajner i ri, Xabi Alonso në stolin e Los Blancos, dhe katër emra të mëdhenj që vinin për të pushtuar “Santiago Bernabéu”-n. Dukej si fillimi i një epoke të re. Dukej si një ambicie pa kufij. Por sot, pak muaj më vonë, po bëhet e qartë se diçka ka shkuar thellësisht keq. Katër blerje, zero impakt Klubi madrilen solli Dean Huijsen nga Bournemouth për rreth 59.5 milionë euro. Afruan Trent Alexander-Arnold nga Liverpooli për 10 milionë euro. Paguan rreth 67 milionë euro për talentin Franco Mastantuono nga River...