“Shuhet” ëndrra e Italisë për në Botëror, FIFA e vendosur: Irani nuk do të zëvendësohet nga ‘Azzurrët’
FIFA nuk ka asnjë plan për të zëvendësuar Iranin me Italinë në Kupën e Botës që do të zhvillohet këtë verë, pavarësisht një propozimi të bërë nga i dërguari special i Presidentit amerikan Donald Trump. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë organizmit qeverisës të futbollit botëror, ndërsa situata mbetet e tensionuar për shkak të luftës së vazhdueshme mes Iranit, SHBA-së dhe Izraelit. Propozimi erdhi nga Paolo Zampolli, i cili në një intervistë për Financial Times konfirmoi se kishte sugjeruar që Italia të zëvendësonte Iranin në turne. “Jam italian dhe do të ishte një ëndërr të shihja ‘Azzurrët’ në një Botëror të zhvilluar në SHBA. Me katër tituj, ata kanë historinë për të justifikuar përfshirjen,” u shpreh ai. Megjithatë, FIFA nuk ka reaguar zyrtarisht ndaj...
Burimi:
top-channel.tv