Prapaskenat e grumbullimit të Neymar për Botërorin 2026/ Ancelotti hezitoi deri në momentin e fundit, si ndryshoi mendje tekniku italian
Përfshirja e Neymar në listën e Brazilit për Kupën e Botës 2026 ka shkaktuar debat të madh në vendin amerikano-latin, duke ndarë opinionin publik, tifozët dhe madje edhe politikën braziliane. Vendimi i trajnerit Carlo Ancelotti për të grumbulluar sulmuesin 34-vjeçar është konsideruar nga shumë si një bast i rrezikshëm, për shkak të problemeve të vazhdueshme fizike dhe mungesës së formës së lojtarit. Sipas mediave britanike, Ancelotti kishte hezituar deri në momentet e fundit për përfshirjen e Neymarit, ndërsa presioni nga Federata Braziliane dhe vetë lojtarët e kombëtares luajti rol kyç në vendim. Mes atyre që mbështetën rikthimin e tij ishte edhe Casemiro, i cili thuhet se udhëhoqi diskutimet me trajnerin italian për rëndësinë e Neymarit në skuadër. Raportohet se Neymar zhvilloi edhe një videotelefonatë emocionale...
Burimi:
top-channel.tv