Përgatitjet për seancën konstituive/ Kryetarja e Kuvendit të Kosovës: Zhvillimet në LDK, shpresë për marrëveshje

Përgatitjet për seancën konstituive/ Kryetarja e Kuvendit të Kosovës: Zhvillimet në LDK, shpresë për marrëveshje

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur këtë të premte në takim përfaqësuesit e partive politike të cilat kanë fituar një vend në parlamentin e ri, për të bërë përgatitjet për seancën konstituive të legjislaturës së XI. Ajo do të mbahet më 6 gusht. VV u përfaqësua nga Arbërie Nagavci, PDK-nga Vlora Çitaku, LDK-nga Jehona Lushaku-Sadriu dhe Aleanca nga Besnik Tahiri. Pas diskutimeve procedurale, ushtruesja e detyrës së presidentes Haxhiu, e ka patur një koment edhe për zhvillimet brenda LDK. Ajo ka mirëpritur rizgjedhjen e Lumir Abdixhikut, duke e cilësuar atë si një zhvillim që mundëson vazhdimin e takimeve ndërmjet partive. Ajo tha se mbledhja e LDK-së ka qartësuar situatën brenda partisë, gjë që sipas saj i hap rrugë rifillimit të dialogut politik....