Politika futet në fushë/ Vendimi drastik i Uashingtonit që po trondit FIFA-n para Botërorit 2026

Politika futet në fushë/ Vendimi drastik i Uashingtonit që po trondit FIFA-n para Botërorit 2026

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë refuzuar t’u lëshojnë viza një numri të madh zyrtarësh të ekipit kombëtar të futbollit të Iranit, vetëm pak ditë para fillimit të Kupës së Botës 2026. Ndër emrat e prekur nga ky vendim radhiten menaxheri i ekipit (dhe njëkohësisht nënkryetari i Federatës) Mehdi Mohammadnabi, sekretari i përgjithshëm i Federatës Hedayat Mombini, drejtori ekzekutiv Mehdi Kharaati, si dhe drejtori i medias, Mohsen Motamedkia. Ndërkohë, trajneri i skuadrës, Amir Ghalenoei, nuk është pjesë e këtë liste bllokimi. Në total, plot 14 anëtarë të stafit mbështetës dhe zyrtarë të lartë kanë mbetur pa viza amerikane, duke vështirësuar ndjeshëm logjistikën për ndeshjet që Irani do të zhvillojë në Los Anxhelos dhe Seattle. Një zyrtar amerikan bëri të ditur se vizat u refuzuan pasi...