Polemika të forta në rrjetet sociale kundër FIFA ndryshon grafikat e stadiumeve dhe rrit çmimin e biletave të Botërorit
Tifozët e futbollit nuk e fshehin zemërimin për vendet e caktuara në stadiumet e Botërorit 2026. Biletat e Kategorisë 1 pësuan një rritje në çmim, por FIFA duket se ka ndërmarrë edhe një veprim tjetër. Dhe akuza ndaj qeverisë së futbollit botëror është e rëndë; u arkëtuan me mijëra dollarë për bileta të Kategorisë 1 duke premtuar vende prestigjioze për t’i dërguar më pas tifozët në zona që më parë ishin klasifikuar më pak të volitshme. Polemika nuk ka të bëjë vetëm me koston, por për vetë produktin e blerë. ‘Nëse paguaj për një Ferrari, dua një Ferrari’-është një frazë që përmbledh në mënyrë efikase pakënaqësinë e madhe të tifozëve. Në fakt shumë blerës që kanë paguar shifra astronomike e kanë parë veten të kenë...
Burimi:
top-channel.tv