Plas sherri te Franca para Botërorit! Federata prek xhepat e yjeve, Mbappé dhe lojtarët mbeten pa fjalë

Plas sherri te Franca para Botërorit! Federata prek xhepat e yjeve, Mbappé dhe lojtarët mbeten pa fjalë

Një tension i papritur ka lindur brenda kombëtares franceze në prag të Botërorit 2026. Federata Franceze e Futbollit (FFF) i ka kërkuar Kylian Mbappé-s dhe shokëve të tij të skuadrës të bëjnë një “sforcim financiar” dhe të pranojnë uljen e bonuseve që u ishin premtuar. Paradoksi në këtë mes është i dukshëm. Çdo lojtar zakonisht përfiton pak mbi 21,000 euro për ndeshje si pagesë për të drejtat e imazhit, të lidhura me aktivitetet tregtare të sponsorëve. Vetëm disa muaj më parë, pas kualifikimit të Francës me fitoren 4-0 ndaj Ukrainës, bonusi individual u dyfishua, duke kaluar nga rreth 21,000 euro në 42,000 euro, me kërkesë të kapitenit Mbappé dhe me miratimin e shpejtë të presidentit të federatës, Philippe Diallo. Tani, federata ka ndryshuar tërësisht kurs...