Plani i ri i Ancelottit pa Neymar: Ylli brazilian “sakrifikohet”, ja kush bëhet truri i skuadrës
Kupa e Botës ka nisur, por te kombëtarja e Brazilit vëmendja është përqendruar te një mungesë shumë e rëndësishme në formacionin titullar. Trajneri Carlo Ancelotti ka vendosur të lërë jashtë 11-shes fillestare yllin 34-vjeçar, Neymar, në këtë start të turneut. Shkaku kryesor i këtij vendimi është një dëmtim i fundit dhe gjendja fizike e sulmuesit, gjë që ka ndryshuar plotësisht planet e teknikut italian. Për të mbushur boshllëkun e lënë nga ‘O Ney’, Ancelotti ka zgjedhur të modifikojë rreshtimin, duke i besuar çelësat e mesfushës Lucas Paquetá-s. Lojtari pritet të marrë rolin e organizatorit të mirëfilltë, një pozicion “numri 10” që në vitet e fundit tradicionalisht është mbajtur pikërisht nga Neymar. Detyra e Paquetá-s do të jetë e qartë dhe mjaft delikate: të ndërtojë lojën, të...
Burimi:
top-channel.tv