Pavarësisht negociatave të FIFA-s, Irani vazhdon të ngre pikëpyetje rreth pjesëmarrjes në Kupën e Botës…
Pjesëmarrja e Kombëtarja e Iranit në Kupën e Botës 2026 vazhdon të jetë në pikëpyetje, pavarësisht konfirmimeve të mëhershme nga drejtuesit e futbollit botëror. Ministri i Sportit dhe Rinisë së Iranit, Ahmad Donyamali, ka bërë të ditur se vendimi përfundimtar ende nuk është marrë dhe varet nga zhvillimet politike dhe të sigurisë. Kjo deklaratë bie në kontrast me atë të presidentit të FIFA, Gianni Infantino, i cili kishte pohuar se Irani do të marrë pjesë “me siguri”. Megjithatë, tensionet mes Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Irani kanë ngritur shqetësime serioze për sigurinë dhe organizimin e ndeshjeve. Edhe presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani është i mirëpritur në turne, por njëkohësisht ka këshilluar që të shmanget udhëtimi për arsye sigurie. Ndërkohë, Federata iraniane ka kërkuar...
Burimi:
top-channel.tv