Nuk shkon në Botëror nga frika se do t’i ulet vlera! Vendimi i babait të talentit 19-vjeçar tërbon kombin
Nuk mund të bëhet më e çuditshme se kjo! Louis Ben Farhat nuk do të jetë pjesë e Kupës e Botës që po troket dhe arsyeja pas këtij vendimi është thjesht e pabesueshme. 19-vjeçari që aktivizohet me skuadrën e Karlsruhes, konsiderohet si një nga talentet më të mëdha të Tunizisë dhe pritej që të ishte një nga emrat pikantë të turneut. Megjithatë, sulmuesi i ri do ta ndjekë Botërorin nga televizori, pasi trajneri i Tunizisë, Sabri Lamouchi, zbuloi se ishte babai i futbollistit ai që ia ndaloi rreptësisht pjesëmarrjen. Në një deklaratë që ka lënë pa fjalë opinionin publik, përzgjedhësi Lamouchi tregoi detajet e bisedës: “Mora një telefonatë nga babai i Louis Ben Farhat këtë mëngjes. Ai më tha prerë se ishte ende shumë herët që...
Burimi:
top-channel.tv