Nuk është Trump, por Marco Rubio: Skema e Shtëpisë së Bardhë për ndeshjen hapëse të SHBA në Botëror.
Donald Trump mund të mos jetë i pranishëm në ndeshjen e parë të Shteteve të Bashkuara në Kupën e Botës, ku ekipi vendas do të përballet me Paraguajin. Të paktën, ai ende nuk e ka konfirmuar qartë pjesëmarrjen e tij në këtë takim hapës për amerikanët. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, do të jetë shefi i diplomacisë, Sekretari i Shtetit Marco Rubio, ai që do të ndjekë nga afër ndeshjen e së premtes në Los Anxhelos. Përveç Rubios, delegacioni qeveritar do të përbëhet edhe nga Ministri i Transporteve, Sean Duffy, dhe Ministri i Sigurisë Kombëtare, Markwayne Mullin. “Kupa e Botës shënon një moment kthese për administratën Trump, duke nxjerrë në pah lidershipin dhe mikpritjen amerikane para një publiku global, pikërisht në kohën kur vendi po feston...
Burimi:
top-channel.tv