“Nuk e bëj kurrë!” Ikona e Oasis shokon anglezët para Botërorit, zbardhet prapaskena e madhe
Ndërsa shumë muzikantë në mbarë botën do të bënin gjithçka për të pasur shansin e artë të krijonin një këngë zyrtare për Kupën e Botës, legjenda e grupit Oasis, Noel Gallagher, nuk është padyshim një prej tyre. Me afrimin e ditëve për nisjen e Botërorit në Amerikën e Veriut, ikona e muzikës britanike ka zbuluar ekskluzivisht për talkSPORT Breakfast se ka refuzuar zyrtarisht ftesën për t’u përfshirë në krijimin e një kënge të re për kombëtaren e Anglisë. Që nga viti 1996, hiti historik “Three Lions” ka qenë himni i padiskutueshëm i tifozëve anglezë në çdo turne madhor, por tentativat e fundit për të sjellë diçka të re me firmën e Gallagher kanë dështuar përballë refuzimit të tij të prerë. Edhe pse Noel njihet si...
Burimi:
top-channel.tv