Messi nuk ka ndërmend të ndalet, shënjestra e radhës janë Botërori i dytë dhe goli numër 1000

Messi nuk ka ndërmend të ndalet, shënjestra e radhës janë Botërori i dytë dhe goli numër 1000

Lionel Messi vazhdon të shkruajë histori. Sulmuesi argjentinas realizoi golin e tij të 911-të në karrierë gjatë fitores 3-0 të Argjentinës ndaj Islandës në ndeshjen e fundit miqësore para nisjes së Kupës së Botës. 38-vjeçari e nisi takimin nga stoli, por mjaftuan vetëm pak minuta pas aktivizimit në pjesën e dytë për të lënë gjurmë. Messi shënoi nga pika e bardhë në minutën e 72-të, duke konfirmuar se është gati për sfidën e madhe që e pret me kampionët e botës në fuqi. Me këtë gol, kapiteni i Argjentinës ka shkuar në kuotën e 911 golave në 1,156 ndeshje zyrtare, ndërsa vazhdon ndjekjen e shifrës historike prej 1,000 golash. Aktualisht ai ndodhet 89 gola larg këtij objektivi. Në garën e përjetshme me Cristiano Ronaldon, portugezi...