Lukaku rikthehet me gol te Belgjika, “Djajtë e Kuq” mundin Kroacinë në miqësore para startit të Botërorit
Sulmuesi i Belgjikës, Romelu Lukaku, është rikthyer te goli pas një periudhe të gjatë mungese për shkak dëmtimi, duke shënuar në minutën e 96-të në miqësoren ndaj Kroacisë. 33-vjeçari kishte munguar që nga shtatori i vitit 2025 për shkak të një dëmtimi në ije dhe kishte luajtur vetëm 64 minuta gjatë gjithë sezonit me klubin e tij. Lukaku u aktivizua nga stoli në ndeshjen e zhvilluar në bregdetin Adriatik, ku trajneri Rudi Garcia vendosi të nisë me Charles De Ketelaere në repartin ofensiv. Belgjika kaloi në avantazh në pjesën e parë me golin e Youri Tielemans në minutën e 38-të, ndërsa Kroacia u tregua rrezikshme me kapitenin Luka Modrić, i cili luajti me maskë për shkak dëmtimi dhe provoi një goditje të rrezikshme pak para...
Burimi:
top-channel.tv