“Luftë” mes mjekëve për Neymar! Federata e nxjerr jashtë Botërorit, Santos reagon ashpër: “Nuk është e vërtetë!”

“Luftë” mes mjekëve për Neymar! Federata e nxjerr jashtë Botërorit, Santos reagon ashpër: “Nuk është e vërtetë!”

Klubi i Santos ka ndezur një debat të madh me një komunikatë zyrtare, duke dalë hapur kundër vlerësimit mjekësor të Kombëtares Braziliane (CBF) mbi kohëzgjatjen e dëmtimit të yllit të tyre, Neymar Jr. Gjithçka nisi pasi mjeku i “Seleçao-s”, Rodrigo Lasmar, konfirmoi se numri 10 vuan nga një dëmtim i shkallës së dytë në pulpën e këmbës së djathtë (pasi pësoi një goditje në ndeshjen e Santos ndaj Coritiba-s më 17 maj). Sipas mjekut të kombëtares, Neymar duhet të qëndrojë jashtë fushave për 2 deri në 3 javë, duke humbur miqësoret ndaj Panamasë dhe Egjiptit, si dhe duke vënë në rrezik të madh ndeshjen hapëse të Botërorit 2026 kundër Marokut më 13 qershor. Megjithatë, klubi i Santos ka reaguar menjëherë me një notë zyrtare duke...