Leao humb toruan, ylli portugez godet kundërshtarin në miqësoren para Botërorit

Leao humb toruan, ylli portugez godet kundërshtarin në miqësoren para Botërorit

Një episod i panevojshëm ka vënë në qendër të vëmendjes sulmuesin e Portugalisë, Rafael Leao, gjatë ndeshjes miqësore ndaj Kilit. Futbollisti portugez u përjashtua me karton të kuq pas një përleshjeje në fundin e pjesës së parë, duke rrezikuar madje të përballet me pasoja edhe përpara nisjes së Kupës së Botës. Incidenti nisi pas një dueli pranë flamurit të këndit mes mbrojtësit kilian Felipe Faundez dhe Joao Cancelos. Pas ndërhyrjes, Cancelo reagoi ndaj kundërshtarit, ndërsa situata u tensionua shpejt me përfshirjen e lojtarëve të tjerë. Në mesin e rrëmujës, Leao dhe mbrojtësi kilian Ivan Roman shkëmbyen shtyrje, por sulmuesi portugez e agravoi situatën kur goditi kundërshtarin në fytyrë me dorë. Veprimi nuk i shpëtoi arbitrit italian Luca Zufferli, i cili pas konsultimit vendosi të nxirrte...