Kush është Jens Castrop, futbollisti që do të bëjë histori me Korenë e Jugut në Kupën e Botës 2026
Koreja e Jugut do të nisë aventurën e saj në Kupën e Botës 2026 me një rekord historik në përbërje. Në skuadrën e drejtuar nga Hong Myung-bo është përfshirë Jens Castrop, futbollisti i parë i lindur jashtë Koresë së Jugut që do të përfaqësojë vendin në një Kampionat Botëror. Mesfushori 22-vjeçar ka lindur në Düsseldorf të Gjermanisë dhe është rritur në akademitë e futbollit gjerman. Ai është formuar te klubet e të rinjve të qytetit të tij dhe te FC Köln, ndërsa më pas vijoi karrierën te Nürnberg. Performancat e tij të mira bënë që në verën e vitit 2025 të transferohej te Borussia Mönchengladbach, e cila pagoi rreth 4.5 milionë euro për kartonin e tij. Gjatë sezonit të fundit, Castrop zhvilloi 26 ndeshje në...
Burimi:
top-channel.tv