Kaos para Botërorit/ Përmbytet stadiumi, rrufetë “bllokojnë” yjet e Anglisë në Amerikë (Video)
Një mot i çmendur me reshje të dendura shiu dhe shtrëngata elektrike ka përfshirë Orlandon në Florida, duke detyruar zyrtarët të shtyjnë fillimin e ndeshjes miqësore mes Anglisë dhe Kosta Rikës. Takimi, i cili po zhvillohet në “Inter&Co Stadium”, është testi i fundit dhe mjaft i rëndësishëm për “Tre Luanët” e Thomas Tuchel përpara fillimit zyrtar të Kampionatit Botëror 2026. Megjithatë, natyra ka pasur plane të tjera. Protokolli i rreptë i sigurisë: Lightning Protocol Reshjet e rrëmbyeshme kanë rënë vetëm pak para fillimit të planifikuar të ndeshjes, duke bërë që fusha të mbushet me ujë në kohë rekord. Përveç shiut, rreziku kryesor vjen nga rrufetë e shpeshta që kanë goditur zonën. Sipas protokollit të rreptë të sigurisë në SHBA për eventet sportive në ambiente të...
Burimi:
top-channel.tv