Kanadaja në Botërorin 2026/ Jonathan David udhëheq sulmin, vëmendja është te Davies

Kanadaja në Botërorin 2026/ Jonathan David udhëheq sulmin, vëmendja është te Davies

Jonathan David është pika e referimit të Kanadasë për repartin e sulmit në Botërorin që do të nisë pas pak më shumë se 10 ditëve. Sulmuesi i Juventusit është mes 26 futbollistëve të grumbulluar nga trajneri Jesse Marsch, skuadër ku padyshim nuk mungon as futbollisti i Bayernit të Mynihut, Alphonso Davies, i cili është duke u rikuperuar nga një dëmtim dhe mund të mos jetë i disponueshëm për ndeshjen hapëse të Kanadasë që është në Grupin B së bashku me Zvicrën, Bosnjen dhe Katarin. Kanadezët janë ende në kërkim të fitores së parë në Botërorë, pasi në edicionet e mëparshme ku ka marrë pjesë në 1986 dhe 2022 nuk kishin fituar asnjë pikë. Për të arritur këtë objektiv, Marsch beson në mënyrë të veçantë te...