“Jam i shokuar dhe i dëshpëruar”/ Futbollisti anglez njofton se është lënë jashtë Botërorit nga Tuchel: Besoja se do kontribuoja për vendin tim
Mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire, ka reaguar me zhgënjim pasi mbeti jashtë listës së Anglisë për Kupën e Botës 2026. Futbollisti anglez deklaroi se ishte i bindur se mund të luante një rol të rëndësishëm për kombëtaren këtë verë, pas formës së treguar gjatë sezonit. “Jam i shokuar dhe i dëshpëruar nga ky vendim. Besoja se mund të kontribuoja shumë për vendin tim pas sezonit që kam zhvilluar”, shkroi Maguire në rrjetin social X. 33-vjeçari shtoi se përfaqësimi i Anglisë ka qenë gjithmonë krenaria më e madhe për të dhe u uroi sukses lojtarëve të grumbulluar për turneun. Trajneri Thomas Tuchel pritet të publikojë zyrtarisht listën me 26 lojtarë për Kupën e Botës, ndërsa mediat britanike raportojnë se vendin e Maguire në skuadër e...
Burimi:
top-channel.tv