Italia refuzon “dhuratën” e Trump, ministri i Sportit: Nuk duam mundësi të dytë, kualifikimi arrihet në fushë

Italia refuzon “dhuratën” e Trump, ministri i Sportit: Nuk duam mundësi të dytë, kualifikimi arrihet në fushë

Italia nuk duhet të përfitojë një “shans të dytë” për të marrë pjesë në Kupën e Botës, deklaroi ministri italian i Sportit, Andrea Abodi, duke hedhur poshtë idenë e Presidentit amerikan Donald Trump, që “Azzurrët” të zëvendësojnë Iranin në turneun e kësaj vere në Amerikën e Veriut. “Një mundësi e dytë për Italinë në Botëror? Nuk është e përshtatshme; duhet të kualifikohesh në fushë”, u shpreh Abodi të enjten, duke komentuar raportimet se i dërguari special i SHBA-së, Paolo Zampolli, i kishte kërkuar FIFA-s të përfshinte Italinë në vend të Iranit. Reagime të forta erdhën edhe nga pala iraniane. Ambasada e Iranit në Romë deklaroi në rrjetin X se “futbolli i përket njerëzve, jo politikanëve”, duke kritikuar SHBA-në për përpjekjen për të përjashtuar Iranin nga...