Italia jashtë Botërorit, Infantino ironizon: Kualifikohesh me 64 skuadra, ose ndoshta me 208…
Presidenti i FIFA, Gianni Infantino ironizon kombëtaren italiane në një intervistë të dhënë për CazeTV duke pohuar se organizmi që ai drejton mund të vlerësojë zgjerimin e Botërorit në 64 apo 208 skuadra, në mënyrë që të lehtësohet kualifikimi i Italisë pas dështimit në 3 raste për të marrë pjesë në eventin më të rëndësishëm futbollistik. ‘Në fillim duhet të shohim se si do të shkojë ky Botëror me 48 skuadra-tha Infantino-është tashmë një event shumë i madh. Kemi diskutuar për një Botëror me 64 kombëtare me një përfshirje akoma më të madhe në të gjithë botën. Është debatuar në Këshillin e FIFA, por tani të shijojmë këtë edicion me 48 skuadra. Ndoshta Italia do të kualifikohet në një botëror me 64 ekipe. Kushedi, ndoshta...
Burimi:
top-channel.tv