Irani, tjetër paralajmërim, kërcënon me braktisje të ndeshjes në rast protestash ndaj drejtuesve të vendit
Pjesëmarrja e Iranit në Botërorin e Meksikës, SHBA dhe Kanadasë që do të nisë pas më pak se 24 orësh, ende është me pikëpyetje. Drejtuesit e vendit aziatik kanë lëshuar një paralajmërim dhe kërcënojne me braktisjen e ndeshjeve nëse do të ketë protesta kundër Iranit. Ministri iranian i Sporteve, Ahmad Donyamali, siguroi se kombëtarja iraniane do të braktisë ndeshjet e botërorit nëse shfaqen protesta të tilla kundër drejtuesve të vendit. ‘Kemi informuar FIFA që anëtarët e kombëtares do të braktisin ndeshjen me të dëgjuar kore politike në stadiume-tha Donyamali për portalin Varzesh3. Pika e dytë që iranianët i kërkuan FIFA ishte që të konsiderohet legal flamuri zyrtar jo ai i mëparshmi ku shfaqen një luan dhe një diell. Irani do të nisë aventurën e tij...
Burimi:
top-channel.tv