Hervé Renard shkarkohet nga pankina e Arabisë Saudite, 2 muaj përpara Botërorit

Hervé Renard shkarkohet nga pankina e Arabisë Saudite, 2 muaj përpara Botërorit

Fundi i kapitullit të dytë. Francezi Hervé Renard njoftoi për agjencinë AFP, se është shkarkuar nga pozicioni i trajnerit të Arabisë Saudite, vetëm dy muaj para fillimit të Botërorit 2026, ku kombëtarja saudite do të jetë pjesëmarrëse. “Ky është futbolli… Arabia Saudite është kualifikuar shtatë herë për në Kupën e Botës, dy prej të cilave me mua në stol. Megjithatë, deri më tani, i vetmi trajner që e ka drejtuar skuadrën nga faza kualifikuese deri në turneun final jam unë, në vitin 2022. Të paktën do të mbetet kjo krenari,” deklaroi ai përmes një bisede telefonike. Hervé Renard u rikthye në drejtimin e Arabisë Saudite në nëntor të vitit 2024, pasi shërbeu për pak më shumë se një vit si trajner i kombëtares së femrave...