Goditje të rënda për Liverpoolin dhe Francën, ylli i sulmit humb Botërorin dhe fillimin e sezonit të ardhshëm
Klubi i Liverpool ka marrë një lajm tronditës, pasi sulmuesi Hugo Ekitike pritet të mungojë për rreth nëntë muaj për shkak të një dëmtimi të rëndë. Sipas raportimeve, 23-vjeçari ka pësuar këputje të tendinit të Akilit në këmbën e djathtë gjatë ndeshjes së kthimit në çerekfinalet e Champions League ndaj Paris Saint-Germain. Sulmuesi francez u largua me barelë nga fusha në pjesën e parë të humbjes 2-0, në një ndeshje që vulosi eliminimin e “The Reds” me rezultatin e përgjithshëm 4-0. Dëmtimi i tij detyroi aktivizimin e hershëm të Mohamed Salah. Ky dëmtim i rëndë jo vetëm që i jep fund sezonit të Ekitike, por e përjashton atë edhe nga Botërori i kësaj vere me kombëtaren e Francës. Ekitike, i transferuar verën e kaluar për...
Burimi:
top-channel.tv