Georgios Donis emërohet trajner i ri i Arabisë Saudite
Greku Georgios Donis është emëruar trajner i kombëtares së Arabisë Saudite, duke zëvendësuar francezin Hervé Renard. Ky i fundit u shkarkua më pak se dy muaj para fillimit të Kupës së Botës, siç njoftoi zyrtarisht Federata Saudite e Futbollit. 56-vjeçari, një njohës i mirë i futbollit vendas pasi ka drejtuar më parë skuadra si Al Khaleej dhe Al Hilal, ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në korrik të vitit 2027. Lajmi u bë i ditur nga federata përmes një njoftimi në platformën sociale X. Emri i Donis ishte përfolur shpesh si pasardhësi i mundshëm i Hervé Renard, i cili u shkarkua nga detyra më 17 prill. Ky vendim erdhi pavarësisht faktit se nën drejtimin e francezit, “Skifterat e Gjelbër” siguruan kualifikimin e shtatë në histori...
Burimi:
top-channel.tv