Franca, Kylian Mbappe e ka me Federatën e Futbollit për një fushatë publicitare

Franca, Kylian Mbappe e ka me Federatën e Futbollit për një fushatë publicitare

Shtohen problemet në kombëtaren franceze kur kanë mbetur 4 ditë nga fillimi i Botërorit. Shqetësimi më i fundit është ai për një fushatë publicitare që ka lënë të pakënaqur disa futbollistë dhe që ka krijuar tension në skuadër. Sipas të përditshmes ‘L’Equipe’, Kylian Mbappe është një prej futbollistëve që ka ngritur zërin kundër Federatës Franceze të Futbollit pasi u përdor për promovimin e një kompanie bastesh. Sulmuesi i Realit të Madridit, të martën mori pjesë në disa aktivitete komerciale me sponsorët kryesorë të kombëtares francezë. Ndërsa të enjten gjatë miqësores me Bregun e Fildishtë,  imazhi i Mbappe bashku me të Cherki, Doué, Olise dhe Dembélé, u përdorën nga kompania e njohur e basteve Betclic, në një nga reklamat e saj duke shkaktuar refuzimin e futbollistit...