Dha dorëheqjen nga Federata, Gravina nuk kursehet: Duhet të isha futbollist më i mirë, po të kisha shënuar penalltitë do ishim në Botëror
Federata Italiane e Futbollit vijon të mbetet pa një president të ri, me zgjedhjet e caktuara për më 22 qershor. Deri atëherë, drejtimi i përkohshëm mbetet në duart e Gabriele Gravinës, i cili ka dhënë dorëheqjen, por po shfrytëzon këtë periudhë për të analizuar dështimin e kombëtares dhe krizën më të gjerë që ka përfshirë futbollin italian. Duke folur për eliminimin nga Kupa e Botës, Gravina u ndal te ndeshja ndaj Bosnjës, duke vlerësuar përkushtimin e lojtarëve dhe punën e stafit teknik: “Djemtë dhanë gjithçka në fushë. Gattuso solli shpirt në ekip, pavarësisht kohës së kufizuar në dispozicion.” Megjithatë, ai pranoi se penalltitë rezultuan vendimtare, duke përdorur edhe nota ironie: “Ndoshta duhet të isha një futbollist më i mirë. Humba penallti dhe raste vendimtare… ndoshta...
Burimi:
top-channel.tv