Brazili, Wesley humbet Botërorin, Ancelotti thërret Ederson

Brazili, Wesley humbet Botërorin, Ancelotti thërret Ederson

Shuhet përfundimisht ëndrra e Botërorit për Wesley. Futbollisti i Romës nuk do të jetë me Brazilin në kompeticionin madhor që do të nisë pas 4 ditësh për shkak të një dëmtimi të pësuar në ndeshjen miqësore me Egjiptin që u fitua nga Seleçao me rezultatin 2-1. ëesley iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore nga ku u evidentua një dëmtim në aduktorin e kofshës së majtë, një dëmtim ky që nuk e lejon atë të rikuperohet në kohë për të qenë gati për turneun madhor ku Brazili do të tentojë të kthehet te titulli botëror që do të ishte i 6 për të pas 24 vitesh. Pas këtij lajmi që askush nuk e deshironte, Federata Braziliane e Futbollit bëri të ditur largimin e Wesley nga lista e Carlo...