Botërori 2026/ Topi i Artë, Këpuca e Artë dhe Doreza e Artë, FIFA zbulon trofetë individuale të turneut

Botërori 2026/ Topi i Artë, Këpuca e Artë dhe Doreza e Artë, FIFA zbulon trofetë individuale të turneut

FIFA ushqen gjithnjë e më shumë dëshirën për të fituar Botërorin. Në orët e fundit qeveria e futbollit botëror ka zbuluar dizenjot e trofeve individuale që do të jepen në fund te kompeticionit për më të mirët e çdo kategorie; Topi i Artë, Doreza e Artë dhe Këpuca e Artë e Botërorit. Të krijuara nga marka e njohur Adidas, dizenjoja mban linjën tradicionale. Trofetë janë më ngjyrë të artë dhe me figura elegante, të denja për rëndësinë që mbartin disa prej çmimeve më prestigjoze në botën e futbollit. Në edicionin e mëparshëm Lionel Messi fitoi Topin e Artë të Botërorit, Emiliano Martinez fitoi Dorezën e Artë dhe Mbappe fitoi Këpucën e Artë. Sigurisht futbollistët që morën këto çmime ishin të skuadrave që shkuan më larg...