Botërori 2026/ Sipas vendit dhe kuvendi, Zaire-Emery është 20 vjeç, i ndalohet hyrja në barin e hotelit

Botërori 2026/ Sipas vendit dhe kuvendi, Zaire-Emery është 20 vjeç, i ndalohet hyrja në barin e hotelit

Eshtë një frazë që thotë; ‘Sipas vendit dhe kuvendi’, një frazë që ka gjetur zbatim te Warren Zaire Emery, ylli i ri i PSG dhe përfaqësueses franceze në SHBA. Futbollistit nuk iu lejua të hyjë në barin e hotelit të skuadrës së tij në Boston sepse ai është më pak se 21 vjeç( do t’i mbushë në 8 mars). Futbollisti transalpin u bllokua në hyrjen e sallës sepse rregullat e Massachusetts ku ka bazën Franca, nuk i lejojnë personat nën 21 vjeç që të frekuentojnë vende ku shihen pije alkoolike. Hyrja ndalohet edhe nëse këta persona janë të shoqëruar. Në shtetin amerikan kush blen alkool për një person nën moshën 21 vjeç rrezikon një dënim deri në 1 vit burg dhe 2000 dollarë gjobë. Franca...