Botërori 2026/ Revolucion në rregullore, nga sistemi VAR deri te humbja e kohës, të rejat e kompeticionit

Botërori 2026/ Revolucion në rregullore, nga sistemi VAR deri te humbja e kohës, të rejat e kompeticionit

Botërori i Meksikës, Kanadasë dhe SHBA do të nisë këtë të enjte me ndeshjen hapëse mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut në stadiumin Azteca. Bëhet fjalë për një edicion historik, teksa për herë të parë do të jenë 48 skuadra pjesëmarrëse, por edhe për faktin se do të ketë disa risi në rregullore. Modifikimet e miratuara nga IFAB do të ndryshojnë shumë mënyrën e të luajturit, arbitrimit dhe menaxhimit të ndeshjeve. Por le ta nisim me ndryshimet të kanë të bëjnë me sistemin VAR Më shumë pushtet sistemit VAR. Teknologjia do të ketë një rol gjithnjë e më qendror në ndeshje. Deri tani VAR mund të ndërhynte në vetëm 3 raste: goli, penalltia dhe ndëshkimet me karton të kuq direkt. Që nga ndeshja e së...