Botërori 2026/ Patrick Kluivert mbështet Curaçao: Ky kualifikimi do të hyjë në histori

Botërori 2026/ Patrick Kluivert mbështet Curaçao: Ky kualifikimi do të hyjë në histori

‘Në 2015 dhashë kontributin në hedhjen e bazave të Kombëtares së Curaçaos. Nëna ime është me origjinë nga ky ishull, e njoh mirë vendin dhe futbollistët. Ky është një kualifikim do të hyjë në histori’-kështu u shpreh ish futbollisti holandez Patrick Kluivert, që tashmë është në pankinën e kombëtares së Indonezisë në një intervistë për rrjetin turk TRT Spor. Në intervistën e tij, Kluivert tregoi emocionet, krenarinë dhe perspektivën për këtë kualifikim historik në Botëror të Curaçaos, një ishull i Karaibeve me rreth 185 mijë banorë. ‘Kualifikimi është një rezultat i jashtëzakonshëm. Curaçao është një prej vendeve më të vegjël që nuk kishin shkuar kurrë në një Botëror dhe unë jam krenar për gjithçka kanë realizuar-shtoi Patrick Kluivert-askush nuk pret mrekulli, por kjo skuadër do...