Botërori 2026/ Irani shuan ëndrrat e ripranimit të Italisë: Jemi gati për pjesëmarrjen e skuadrës kombëtare
Irani pohon se është plotësisht gati për pjesëmarrjen e kombëtares së futbollit në Botërorin e këtij viti që do të mbahet në Meksikë, Kanada dhe SHBA. Zëdhënësi i qeverisë iraniane, Fatemeh Moharejani deklaroi për transmetuesin shtetëror Irib se Ministria e Sporteve dhe Rinisë në vend ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për pjesëmarrjen e përfaqësueses iraniane në evenimentin më të madh futbollistik në botë. Një deklaratë kjo që duket se sfumon përfundimisht ëndrrën për një ripranim të Italisë në Botëror dhe që vijnë një ditë pas fjalëve të vetë ministrit Ahmad Donyamali që e konsideronte pjesëmarrjen e Iranit ne Kupën e Botës ende në dyshim. ‘Detyra jonë është që të përgatisim skuadrën dhe të organizojmë grumbullimin dhe stërvitjet. Duke marrë në konsideratë situatën, vendimin...
Burimi:
top-channel.tv