Botërori 2026/ Greqia ‘i çjerr maskën’ Suedisë që nuk i largon hijet e dyshimit

Botërori 2026/ Greqia ‘i çjerr maskën’ Suedisë që nuk i largon hijet e dyshimit

Suedia, që u kualifikua në Botëror përmes playoffit falë paraqitjes së saj në Nations League, vazhdon të rrethohet nga dyshime pa fund. Vetëm përpara pak ditësh u mund pastër nga Norvegjia në ndeshjen e parë miqësore të këtij muaji dhe tani ndaj Greqisë nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2.  Ishte skuadra greke ajo që mori avantazhin që në minutën e 10 me Tsimikas me skuadrën helene që diti të ruajë këtë avantazh deri në fundin e pjesës së parë.  Pas pushimit të ndeshjes, Suedia reagoi dhe arriti të përmbysë gjithçka. Në minutën e 53 Victor Gyokeres barazoi shifrat në 1-1, ndërsa në të 69, skuadra skandinave mori avantazhin në 2-1 me golin e shënuar nga Nilsson. Dukej se për Suedinë po shkonte gjithçka mirë,...