Botërori 2026, Gianni Infantino: Krenar që Irani është këtu. Presidenti Trump ishte thelbësor
‘Jam i lumtur që Irani është në Botëror dhe krenar për punën e bërë nga skuadra e FIFA që kjo të ishte e mundur’-Kështu u shpreh presidenti i FIFA, Gianni Infantino në konferencën për shtyp në Azteca në prag të fillimit të Botërorit të futbollit të këtij viti. ‘U deshëm të përballeshim me rrethana të veçanta mbi të cilat nuk kishim asnjë ndikim-tha kreu i qeverisë së futbollit boteror-kur shkova të vizitoj muajt e kaluar kombëtaren iraniane në Antalia, dikush më tha se nuk do të mund të vinin në Botëror. Unë iu përgjigja se ishin kualifikuar dhe do të vinin dhe kështu ndodhi. Isha gati të drejtoja unë personalisht autobusin nga Teherani, por nuk ishte e nevojshme; e drejtuan vetë’ Më pas Infantino foli...
Burimi:
top-channel.tv