Botërori 2026 / Formula sekrete e Wall Street që po çmend industrinë e basteve

Botërori 2026 / Formula sekrete e Wall Street që po çmend industrinë e basteve

Kampionati Botëror i Futbollit 2026 nuk po ndizet vetëm në fushat e blerta, por edhe në zyrat e financës së lartë. Gjiganti bankar Goldman Sachs ka vënë në punë modelet e veta të fuqishme statistikore dhe inteligjencën artificiale për parashikimin e fituesve, duke sjellë një revolucion të vërtetë në industrinë e basteve. Çfarë janë tregjet e parashikimeve dhe si funksionojnë ato? Janë pikërisht “tregjet e parashikimeve” (prediction markets) ato që po shndërrohen në risinë kryesore të këtij Botërori, duke sfiduar hapur kompanitë tradicionale të basteve përmes teknologjisë së re. Ndryshe nga bastet klasike, ku koeficientët përcaktohen nga vetë kompanitë, në këto platforma zbatohet parimi i “mençurisë së masës”. Përdoruesit blejnë dhe shesin “aksione” mbi gjasat e ndodhjes së një ngjarjeje specifike, si për shembull, nëse një...