Botërori 2026/ Fanelë me mesazh politik, FIFA detyron Haitin ta ndryshojë

Botërori 2026/ Fanelë me mesazh politik, FIFA detyron Haitin ta ndryshojë

Me kërkesë të FIFA, Haiti do të duhet të ndryshojë fanelën e kombëtares për Kupën e Botës, sepse ajo në versionin aktual ajo përmban një mesazh politik. Ajo që e konfirmoi ishte kompania përgjegjëse që e krijoi këtë fanelë, Saeta teksa njoftoi për disa modifikime ne dizajnin e fanelës duke qenë se disa elementë të dukshëm mund të interpretoheshin si një mesazh politik. Çështja lindi për shkak të pranisë në fanelën origjinale një ilustrim i Betejës së Vertieres e zhvilluar në vitin 1803 dhe e fituar nga Haiti kundër forcave të Napoleonit. Bëhet fjalë për një përleshje vendimtare që i dha fund dominimit kolonial francez. Fitorja e forcave haitiane i hapi rrugën pavarësisë së vendit e deklaruar një vit më vonë në 1804. Haiti ishte...