Botërori 2026 dhe koincidencat me 2010, çfarë e bëjnë Spanjën të ëndërrojë titullin e dytë?
Spanja është një prej kombëtareve favorite për të fituar këtë edicion të Kupës së Botës dhe kjo jo vetëm për kualitetet që ka në skuadër, por edhe sepse ka arritur të rikuperojë një identitet që njihet tashmë. Një kombëtare që kthehet të jetë komode me topin, që argëtohet me pasime dhe që të kujton atë Spanjën që mrekulloi botën dhe preku qiellin e Afrikës së Jugut përpara 16 vitesh. Më supersticiozët tashmë kanë nisur të ëndërrojnë. Botërori i 2010 nisi në 11 qershor me ndeshjen hapëse që vuri përballë Meksikën dhe Afrikën e Jugut, vendin organizator. Po kështu edhe ky botëror nis në këtë datë dhe pikërisht me përballjen Meksikë-Afrikë e Jugut por këtë radhë janë meksikanët në rolin e pritësit të eventit. Një koincidencë...
Burimi:
top-channel.tv