Botërori 2026/ Deschamps siguron Francën, Kylian Mbappe është në formë të plotë

Botërori 2026/ Deschamps siguron Francën, Kylian Mbappe është në formë të plotë

‘Kylian Mbappe është në formë të shkëlqyer si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht’-Kjo është ajo që ka thënë trajneri i kombëtares franceze Didier Deschamos në prag të ndeshjes së parë miqësore me Bregun e Fildishtë që do të zhvillohet ditën e enjte në kuadër të përgatitjeve për Botërorin. Më pas në 8 qershor, Franca do të luajë me Irlandën e Veriut në Lille përpara se skuadra të niser për në SHBA për kompeticionin më të rëndësishëm futbollistik ‘Kam qenë në kontakt me Mbappe. Ka folur me lojtarët, është kapiteni-tha Deschamps-është ajo që ndodhi me klubin dhe tani është kombëtarja. Në stërvitjen me grupin me ata që ishin të pranishëm në stërvitjet e para ai u impenjua në mënyrë maksimale. Ka eksperiencën që të tjerët nuk e...