Botërori 2026/ Argjentina, Scaloni, optimizëm i përmbajtur për Messin: Lajmet e para nuk janë kaq të këqija

Botërori 2026/ Argjentina, Scaloni, optimizëm i përmbajtur për Messin: Lajmet e para nuk janë kaq të këqija

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni shfaqi një optimizëm të përmbajtur në lidhje me gjendjen e Lionel Messit në prag të Botërorit duke pohuar se lajmet e para për të nuk janë kaq të këqija pas alarmit që dha në fundjavën e kaluar pas një shqetësimi që ndjeu 38 vjeçari në bicepsin femoral të majtë. Është logjike, preferonim të mos i kishte ndodhur gjë-tha Scaloni-tani duhet të presim dhe të shohim si do të evoluojë e sidomos se cilat do të jenë testet e ardhshme që do të kryhen’. Lionel Messi kërkoi zëvendësim në ndeshjen e së dielës, e fundit për MLS përpara Botërorit, pasi preku pjesën e pasme të kofshës së majtë. Ditën e hënë, Inter Miami bëri të ditur se ylli argjentinas kishte një...