Arbitri i dëbuar nga Botërori, befason Shtëpia e Bardhë: Kishte lidhje me organizatë terroriste
Administrata Trump ka deklaruar se arbitrit Omar Abdulkadir Artan iu mohua hyrja në SHBA për shkak të “lidhjeve me anëtarë të dyshuar të organizatave terroriste”. Arbitri ishte një nga 52 zyrtarët e ndeshjeve të përzgjedhur nga FIFA për Kupën e Botës. Ai kishte udhëtuar drejt Miamit fundjavën e kaluar për t’u bashkuar me kolegët e tij në një kamp stërvitor në Florida, përpara fillimit të turneut. Artan tha për New York Times të martën se ai “kishte dokumentet e duhura” dhe “vizën e duhur” përpara se të udhëtonte drejt Shteteve të Bashkuara, si dhe zotëronte akreditimin zyrtar si zyrtar ndeshjeje nga FIFA. Rrjedhimisht, problemi duket se ka lindur gjatë tentativës për të kaluar kufirin. Ai tregoi se zyrtarët kufitarë e morën në pyetje në Aeroportin Ndërkombëtar...
Burimi:
top-channel.tv