Botërori 2026/ Vikingu Erling Haaland shënon dopietën e dytë radhazi, Norvegjia fiton 3-2 kundër Senegalit

Botërori 2026/ Vikingu Erling Haaland shënon dopietën e dytë radhazi, Norvegjia fiton 3-2 kundër Senegalit

SHBA, New Jersey – Norvegjia është bërë skuadra e gjashtë që ka siguruar zyrtarisht kalimin në 1/16-at e Kupës së Botës 2026. Vikingët fituan 3-2 kundër Senegalit në ‘MetLife Stadium’ mëngjesin e kësaj të marte, me sfidën që vlente për ruandin e dytë në Grupin I. Veç Norvegjisë, nga ky grup kalimin më tej e ka siguruar edhe Franca.Evropianët ishin më kërkues që në fillimin e ndeshjes, teksa u shpërblyen me gol pak para fundit të pjesës së parë. Në minutën e 43-të Marcus Pedersen kaloi Norvegjinë në epërsi.Fraksioni i dytë nisi aty ku u mbyll i pari, teksa Martin Odegaard dhuroi një asist të bukur për Erling Haaland, me këtë të fundit që shënoi një gol mjaft të bukur. Afrikanët ‘u zgjuan’ dhe shkurtuan...