Botërori 2026 shoqërohet me tjetër skandal, FIFA fsheh të vërtetën, Paredes s’u dënua fare
FIFA i ka konfirmuar zyrtarisht për BBC-së se nuk do të merret asnjë masë disiplinore ndaj mesfushorit argjentinas Leandro Paredes, pas skenave kaotike që u panë menjëherë pas fishkëllimës përfundimtare të finales së Botërorit 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës. Argjentina humbi finalen 1-0 pas kohës shtesë ndaj Spanjës, në “New York/New Jersey Stadium”. Menjëherë pas ndeshjes, shpërtheu një përleshje e ashpër mes dy skuadrave. Paredes u përfshi drejtpërdrejt në incident, duke shtyrë me forcë mbrojtësin spanjoll Eric Garcia dhe duke e kapur atë për fyti, ndërsa Gavi u përpoq të mbronte shokun e skuadrës por përfundoi i rrëzuar në tokë nga argjentinasi. Fillimisht, sistemi zyrtar i informacionit të FIFA-s për komentatorët raportoi se gjyqtari sllovak Slavko Vinčić e kishte nxjerrë me karton të kuq Paredesin...
Burimi:
ntv.al