Botërori 2026/ Nuk përmbahet Dembele, tregolësh Norvegjisë për 32 minuta lojë
Franca ka kaluar në avantazh shumë shpejt në përballjen ndaj Norvegjisë, duke gjetur golin që në minutën e 7-të. Aksioni nisi nga Kylian Mbape, i cili shërbeu me zgjuarsi për Ousmane Dembele-në. Sulmuesi francez nuk gaboi nga afërsia, duke e dërguar topin në këndin e majtë të portës dhe duke mposhtur portierin Egil Selvik për rezultatin 1-0. Francë – Norvegji 1-0 Pak çaste më herët, që në minutën e parë, Mbape ishte shumë pranë golit. I gjendur i lirë brenda zonës, ai lëshoi një goditje të fortë drejt këndit të sipërm të portës, por Selvik reagoi në mënyrë fantastike, duke devijuar topin në traversë dhe duke shmangur një gol të sigurt. Franca e ka nisur ndeshjen në mënyrë mjaft agresive, duke ushtruar presion të vazhdueshëm...
Burimi:
sot.com.al