Botërori 2026/ Kanadaja “nuk dorëzohet”, barazon Bosnje Hercegovinë në minutat e fundit
Kanadaja dhe Bosnje Hercegovina nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e parë të grupit B. Gjithsesi, sfida e luajtur në Toronto ishte mjaft e bukur dhe e luftuar. Ndeshja nisi pak konfuze për të dyja ekipet, deri në të 21-ën, kur boshnjakët arritën të shfrytëzonin në maksimum zhvillimet e një goditjeje këndi dhe të shënonin me Lukiç, që pati vetëm detyrën të shtynte topin në rrjetë mbi vijën fatale.Pas golit kanadezët u munduan të diktojnë lojën për të gjetur rrjetën e barazimit, por Bosnja ishte gjithashtu e rrezikshme me daljet e saj dhe me goditjet standarde. Festa për vendësit erdhi në minutën e 78-të, kur kanadezët arritën të shënonin me Larin, i cili me ndihmën edhe të një devijimi tundi...
Burimi:
javanews.al